KUSH JEMI

Nisma Triple City lindi si përgjigje ndaj mungesës së një “one-stop-shop” në tregun vendas, që të ofrojë në mënyrë të integruar infrastrukturë të avancuar, teknologji, rrjete dhe ekspertizë në fushën e biznesit, inovacionit dhe krijimtarisë.

Triple City funksionon si një ekosistem i gjallë inovacioni, ku idetë transformohen në zgjidhje konkrete, produkte dhe biznese funksionale, me ndikim ekonomik, social dhe mjedisor, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.

Ajo që e bën Triple City të veçantë është kombinimi i një ndërtese moderne, të pajisur me teknologjinë më të fundit, me një ekip profesional multidisiplinar dhe sipërmarrës inovativë, brenda një hapësire të qëndrueshme që nxit bashkëpunimin, eksperimentimin dhe zhvillimin afatgjatë.

Modeli – TRIPLE CITY

Triple City funksionon si një Hub i Integruar për Startup, Makers dhe Inovacion, i ndërtuar mbi Modelin e Helikës së Pesëfishtë (Quintuple Helix), duke lidhur në mënyrë aktive:

  1. Akademinë – Universitetet dhe qendrat kërkimore
  2. Industrinë & Sipërmarrjen – Startup, SME, korporata dhe profesionistë të pavarur
  3. Qeverisjen & Politikat Publike – Bashki, institucione publike, agjenci zhvillimi
  4. Shoqërinë & Komunitetin – Qytetarë, komunitete kreative, organizata civile
  5. Mjedisin & Qëndrueshmërinë – Zgjidhje të gjelbra, ekonomi qarkulluese, Smart City

Nga sfidat reale te zgjidhjet inovative

Modeli i Triple City është i orientuar drejt sfidave të jetës reale, duke i kthyer nevoja konkrete të tregut dhe komunitetit në produkte, shërbime dhe modele biznesi të qëndrueshme, përmes:

  • Transformimit dixhital të sektorëve kreativë, industrialë dhe shërbimeve
  • Bashkë-krijimit (co-creation) midis aktorëve të helikës së pesëfishtë
  • Përdorimit të teknologjisë si mjet zhvillimi dhe jo si qëllim në vetvete

Cikli i plotë i inovacionit

Triple City mbulon të gjithë ciklin e inovacionit, nga ideja në treg:

  1. Ideim & Sfida Inovative
    – Hackathons, sfida, konkurse dhe thirrje të hapura
  2. Prototipim & Testim
    – Maker Space, STEAM FabLab, Smart City Lab
    – Testim i produkteve dhe shërbimeve në mjedise reale
  3. Inkubim & Përshpejtim
    – Startup Bootcamp, Inkubator, Accelerator
    – Mentoring, modelim biznesi, validim tregu
  4. Komercializim & Dalje në Treg
    – Strategji tregtimi, pilotime, partneritete industrial
    – Mbështetje për investime dhe fonde
  5. Shkallëzim & Ndikim
    – Zgjidhje të shkallëzueshme lokale dhe ndërkombëtare
    – Rrjete rajonale dhe globale

Një hapësirë fizike + një ekosistem i gjallë

Ajo që e bën Triple City unik është kombinimi i:

  • Një infrastrukture moderne dhe fleksibël
  • Ekip profesional multidisiplinar
  • Komunitet aktiv krijuesish, startup-esh dhe akademikësh
  • Rrjetesh lokale dhe ndërkombëtare

Ky model krijon një “one-stop-shop” për inovacion, ku idet nuk mbeten koncept, por shndërrohen në produkte, shërbime dhe biznese funksionale, me ndikim ekonomik, social dhe mjedisor.

Partneret

  • ADRIAPOL Institute for Smart and Creative Growth
  • EIT: Cultural & Creative Sectors & Industries
  • EIT: Future of Food
  • EIT: Health Innovation
  • EIT: Added-Value Manufacturing
  • EIT: Raw Materials

Krist Zicishti

Chief Executive Officer – Triple City


Xhensila Mirashi

Community Manager


Irisi Asa

Startup Coordinator


Arbi Agalliu

Business and Financial Expert


Rezart Prifti

Innovation Expert


Bora Panajoti

Marketing Expert


Besarta Tafa

Business Support Manager


Mikea Dusha

Creativity Expert


Klejdi Kaziu

Digital Marketing


Sokol Shurdhi

Maker Space Manager


Sabina Borakaj

Project Cycle Manager


Erion Muca

Training Manager


Hena Toqi

Financial Manager


Artan Gjepali

Logistics