KUSH JEMI
Nisma Triple City lindi si përgjigje ndaj mungesës së një “one-stop-shop” në tregun vendas, që të ofrojë në mënyrë të integruar infrastrukturë të avancuar, teknologji, rrjete dhe ekspertizë në fushën e biznesit, inovacionit dhe krijimtarisë.
Triple City funksionon si një ekosistem i gjallë inovacioni, ku idetë transformohen në zgjidhje konkrete, produkte dhe biznese funksionale, me ndikim ekonomik, social dhe mjedisor, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar.
Ajo që e bën Triple City të veçantë është kombinimi i një ndërtese moderne, të pajisur me teknologjinë më të fundit, me një ekip profesional multidisiplinar dhe sipërmarrës inovativë, brenda një hapësire të qëndrueshme që nxit bashkëpunimin, eksperimentimin dhe zhvillimin afatgjatë.
Modeli – TRIPLE CITY
Triple City funksionon si një Hub i Integruar për Startup, Makers dhe Inovacion, i ndërtuar mbi Modelin e Helikës së Pesëfishtë (Quintuple Helix), duke lidhur në mënyrë aktive:
- Akademinë – Universitetet dhe qendrat kërkimore
- Industrinë & Sipërmarrjen – Startup, SME, korporata dhe profesionistë të pavarur
- Qeverisjen & Politikat Publike – Bashki, institucione publike, agjenci zhvillimi
- Shoqërinë & Komunitetin – Qytetarë, komunitete kreative, organizata civile
- Mjedisin & Qëndrueshmërinë – Zgjidhje të gjelbra, ekonomi qarkulluese, Smart City
Nga sfidat reale te zgjidhjet inovative
Modeli i Triple City është i orientuar drejt sfidave të jetës reale, duke i kthyer nevoja konkrete të tregut dhe komunitetit në produkte, shërbime dhe modele biznesi të qëndrueshme, përmes:
- Transformimit dixhital të sektorëve kreativë, industrialë dhe shërbimeve
- Bashkë-krijimit (co-creation) midis aktorëve të helikës së pesëfishtë
- Përdorimit të teknologjisë si mjet zhvillimi dhe jo si qëllim në vetvete
Cikli i plotë i inovacionit
Triple City mbulon të gjithë ciklin e inovacionit, nga ideja në treg:
- Ideim & Sfida Inovative
– Hackathons, sfida, konkurse dhe thirrje të hapura - Prototipim & Testim
– Maker Space, STEAM FabLab, Smart City Lab
– Testim i produkteve dhe shërbimeve në mjedise reale - Inkubim & Përshpejtim
– Startup Bootcamp, Inkubator, Accelerator
– Mentoring, modelim biznesi, validim tregu - Komercializim & Dalje në Treg
– Strategji tregtimi, pilotime, partneritete industrial
– Mbështetje për investime dhe fonde - Shkallëzim & Ndikim
– Zgjidhje të shkallëzueshme lokale dhe ndërkombëtare
– Rrjete rajonale dhe globale
Një hapësirë fizike + një ekosistem i gjallë
Ajo që e bën Triple City unik është kombinimi i:
- Një infrastrukture moderne dhe fleksibël
- Ekip profesional multidisiplinar
- Komunitet aktiv krijuesish, startup-esh dhe akademikësh
- Rrjetesh lokale dhe ndërkombëtare
Ky model krijon një “one-stop-shop” për inovacion, ku idet nuk mbeten koncept, por shndërrohen në produkte, shërbime dhe biznese funksionale, me ndikim ekonomik, social dhe mjedisor.
Partneret
- ADRIAPOL Institute for Smart and Creative Growth
- EIT: Cultural & Creative Sectors & Industries
- EIT: Future of Food
- EIT: Health Innovation
- EIT: Added-Value Manufacturing
- EIT: Raw Materials

Krist Zicishti
Chief Executive Officer – Triple City

Xhensila Mirashi
Community Manager

Irisi Asa
Startup Coordinator

Arbi Agalliu
Business and Financial Expert

Rezart Prifti
Innovation Expert

Bora Panajoti
Marketing Expert

Besarta Tafa
Business Support Manager

Mikea Dusha
Creativity Expert

Klejdi Kaziu
Digital Marketing

Sokol Shurdhi
Maker Space Manager

Sabina Borakaj
Project Cycle Manager

Erion Muca
Training Manager

Hena Toqi
Financial Manager
Artan Gjepali
Logistics
