
Universiteti Barleti së bashku me Triple City, në kuadër të Startup European Week hostuan më datë 9 qershor 2022 në ambiente te tyre iniciativën “40 under 40”.
Iniciativa “40 UNDER 40” bëri publike listën e 40 sipërmarrësve më të suksesshëm nën 40 vjeç në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo iniciative është ndërmarrë nga BLOconomy dhe Wood World Albania.
Në aktivitet, ishin të pranishëm mbi 70 pjesëmarrës: sipërmarrës, pjesë e nominimeve në këtë projekt, aktorë nga ekosistemi, ambasada dhe partnerë të iniciativës “40 under 40”.
Për të përshëndetur iniciativën, morën pjesë dhe mbajtën fjalë përshëndetëse:
– Znj. Edona Bilali, Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes (anëtare Bordi)
– Z. Ardian Hoxha, American School of Kosova (Kryetar Bordi)
– Z. Elvis Ponari, SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA
Pas, përfundimit të aktivitetit i cili u mbajt në ambientet e Universitetit Barleti me mbështetje të Triple City si dhe në kuadër të Startup Europen Week, të ftuarit patën mundësi të flisnin dhe të krijonin network për mundësi potenciale bashkëpunimi.


