Triple City në bashkëpunim më Klubin e Sipërmarrësit Barletas organizuan sot trajnimin “Pitching like a Pro”.
Ky trajnim u mbajt nga Amir Esmaeilakhtar i cili është profesor në Universitetin Barleti si dhe trajnues dhe mentor i njohur në ekosistemin e startup-eve.
Në trajnim u ndanë pikat kryesore që startup-et duhet të dinë për të mbajtur një prezantim përpara jurisë, sipërmarrësve, etj.
Gjatë aktivitetit, studentët patën mundësi të diskutonin edhe strategjitë e futjes në treg të disa prej bizneseve ndërkombëtare. Në fund të aktivitetit studentët u pajisën me certifikatë pjesëmarrje.