
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta dhe vlerat e tij
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të stimulojë e inkurajojë inovacionin për ide biznesi të gjelbërta në nivel lokal dhe të hulumtojë rolin e filantropisë në angazhimin e komuniteteve lokale për të gjeneruar ide biznesi të bazuara në shfrytëzimin e burimeve lokale, ringjalljen e traditave të prodhimit dhe tregjeve lokale.
Përmes mbështetjes së nismave inovatore që nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik lokal, Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta synon të kontribojë në mënyrë thelbësore në ndërtimin e një rajoni të begatë, konkurrues dhe të paqtë të Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë.
Programi siguron mbështetje financiare dhe ndihmë të planifikuar për idetë dhe bizneset e përzgjedhura që ofrojnë zgjidhje inovatore dhe kontribuojnë në arritjen e shtatë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ) në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Greqisë:
- OZHQ 2 Arritja e sigurisë ushqimore dhe nxitja e bujqësisë së qëndrueshme.
- OZHQ 7 Energji e Pastër.
- OZHQ 8 Nxitja e rritjes ekonomike të vazhdueshme dhe punë të denjë për të gjithë.
- OZHQ 11 Kthimi i qyteteve dhe vendbanimeve në gjithëpërfshirës, të parrezikshëm, rezistues dhe të qëndrueshëm.
- OZHQ 12 Sigurimi i modeleve të qëndrueshme të konsumit dhe prodhimit.
- OZHQ 13 Marrja e masave për të luftuar ndryshimin klimatik dhe efektin e tij.
- OZHQ 15 Mbrojtja, restaurimi dhe nxitja e përdorimit të qëndrueshëm të ekosistemeve tokësore, administrimi i qëndrueshëm i pyjeve, lufta kundër kthimit të hapësirave në shkretëtirë dhe ndalimi dhe kthimi pas i procesit të degradimit të tokës dhe ndalimi i humbjes së biodiversitetit.
Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta bazohet në parimet e përgjegjshmërisë ndaj mjedisit, sjelljes etike, diversitetit, përfshirjes dhe fuqizimit, autonomisë me qëllim promovimin e mirëqënies së komuniteteve lokale, duke fuqizuar sipërmarrjen dhe duke u mundësuar njerëzve të përmbushin potencialin e tyre.
“Konkursi i Bizneseve të Gjelbërta” mundësohet me mbështetjen financiare të Rockfeller Brothers Fund, bashkëfinancim të programit ERASMUS + i Bashkimit Evropian, Tirana Bank, One Telecommunications dhe Credins Bank.
Qëllimi
Qëllimi i konkursit të Bizneseve të Gjëlbërta është mbështetja e nismave të biznesit të cilat synojnë përfshirjen sociale përmes integrimit dhe punësimit, dhe zhvillimin ekonomik lokal përmes ideve miqësore ndaj mjedisit.
Shpërndarja Financiare
Çdo propozim i dërguar në këtë thirrje duhet të jetë pjesë në një nga LOT-et vijuese:
LOT 1: Ide Biznesi në Fazë Konceptuale
Ky LOT i referohet propozimeve te biznesit që janë në një fazë konceptuale / embrionale. Fondi do të mbështesë propozime për një periudhë kohore jo më gjatë se nëntë (9) muaj dhe me një financim maksimal prej jo më shumë se 500,000 lekë.
LOT 2: Biznes në Fazat e Para të Zhvillimit
Ky LOT i referohet propozimeve të biznesit që janë në fazat e para të zhvillimit, produktet apo shërbimet janë të pranishme në treg prej jo më shumë se 3 vitesh. Fondi do të mbështesë propozime biznesi për një periudhe kohore jo më gjatë se nëntë (9) muaj me një financim maksimal jo më shumë se 800,000 lekë. Inkurajohet bashkëfinancimi nga burime alternative!
Për të aplikuar kliko në linkun në vijim: https://partnersalbania.org/News/hapet-thirrja-per-aplikime-ne-konkursin-e-bizneseve-te-gjelberta-2022/